08 April 2013

Mesazhe nga e kaluara për të kuptuar më mirë të tashmen

Letër Carit rus nga Stambolli

Ky është një mesazh të cilin Patriarku i Kishës Ortodokse Greke në Stamboll ia ka dërguar carit rus Gregorius në vitin 1820, në të cilin ia shpjegon rrugët dhe mënyrat për shkatërrimin e Perandorisë Osmane nga brenda, pavarësisht faktit se patriarku ka qenë i emëruar nga shteti osman dhe ka jetuar në Stamboll nën mbrojtjen e Osmanëve duke i gëzuar të gjitha përfitimet dhe privilegjet në këtë shtet.


Megjithatë, edhe përkrah kësaj, ai i dërgon mesazh carit rus i cili qartë na tregon qëndrimin dhe pozicionin e jo-myslimanëve ndaj shtetit islam në të cilin jetojnë dhe i gëzojnë të gjitha të drejtat.
“Është e pamundur që të shtypen dhe shkatërrohen osmanët turq ushtarakisht, sepse ata janë një popull shumë luftarak, të qëndrueshëm me plot vetëbesim. Përveç kësaj ata janë aq krenarë saqë krenaria e tyre mund të shihet edhe me sy të hapur. Të gjitha këto virtyte të cilat i zbukurojnë rrjedh nga lidhshmëria e tyre me njëri-tjetrin, besim të fort në fatin dhe kënaqësia dhe pajtueshmëria në besimin të cilin ata e ndjekin, si dhe fuqia nga historia e tyre dhe bindja ndaj sunduesit të tyre. Turqit janë të mençur, energjetik, serioz dhe besnik ndaj urdhrave, që i bën ata një forcë e madhe nga e cila të gjithë frikohen.
Megjithatë, theksoj se të gjitha karakteristikat dhe përparësitë e turqve osmanë, madje edhe guximi dhe pafrikshmëria e tyre, janë produkt i lidhjes së tyre të fortë me fenë e tyre, traditën, zakonet dhe moralin e shkëlqyer.
Mendoj se turqit osmanë mund të mposhten vetëm në mënyrat e mëposhtme:
Së pari: Me çdo kusht duhet ta  thyem sensin e tyre të bindjes dhe nënshtrimit ndaj sunduesit dhe udhëheqësve të tyre, ta shkatërrojmë moralin e tyre dhe tua ndërpresim marrëdhëniet me Islamin, ndërsa që të arrihet kjo sa më shpejtë është adaptimi i asaj që nuk përputhet me trashëgiminë e tyre fetare dhe kulturore.
Së dyti: Duhet patjetër t’i detyrojmë osmanët të pranojnë ndihmë nga jashtë e cila do të bëjë që ata ta hedhin ndjenjën e krenarisë dhe pavarësisë, qoftë edhe nëse kjo ua rrit fuqinë për një kohë.
Së treti: Duhet që vazhdimisht ta theksojmë rëndësinë dhe vlerën materiale për të ndryshuar transformimin e tyre dhe përmes kënaqësive materiale dhe fizike t’i çojmë drejtë prishjes morale. Sepse, nuk është e vërtet se shtetet prishen me luftë. Bash e kundërta. Nëse ne aplikojmë luftë kundër osmanëve, ajo mund të jetë rast dhe arsye për kthjellimin dhe zgjimin e tyre të shpejtë dhe të kuptojnë për esencën e planit i cili përgatitet kundër tyre në fshehtësi.
Dhe ajo që të gjithëve duhet tua bëjmë është që të gjitha përmbysjet e numëruara më lartë të bëhen në shtëpitë e tyre, në shoqërinë e tyre dhe në territorin e shtetit të tyre, ndërsa ata këtë të mos e hetojnë aspak.

No comments:

Post a Comment

Të pëlqyerat