Kur në jetë të kaplon mërzia dhe rruga të duket e paqartë. Atëherë kur ti do të nisesh, mirëpo nuk ka derë për të dalur e as rrugë për të shkelur... Atëherë kur të mbyllet gjithçka, dije se asgjë nuk tu mbyll, bota vazhdon të ngel e njejta por ti mbyll veten ndaj saj. Dhe po! Ajo është fajtore! Dhe ajo të solli në këtë veprim instinkti. Por dije, se ndoshta sot edhe të drejtën e fjalës ta marin, por diçka s'mund të të marin kurrë... Pra, jo vetëm diçka por ARMËN TËNDE! Armën tënde nuk ta marin dot...
E ke, bëje LUTJEN! Ajo që del nga zemra nuk ndodh të mos jep rezultate, e aq më shumë kur i Dërguari (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i Krijuesit tënd, e tregoi sekretin e saj, duke ta bërë të qartë ty dhe mua, që është ARMA JONË AJO! Bëje...
“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”
No comments:
Post a Comment