Me kalendarin Islam dy muajt e bekuar para muajit Ramazan janë muaji Rexheb dhe Shaban (pastaj vjen muaji Ramazan).
Në hadithe të Pejgamberit (sal-lallahu alejhi we sel-lem) thuhet:
Rexhebi është muaji i Allahut teala. Ai i cili e respekton muajin Rexheb, Allahu teala i jep atij të mira në këtë botë dhe në botën tjetër.
Ai i cili tregon respekt ndaj të Premtes së parë të muajit Rexheb (që ndryshe njihet si nata Regaib), Allahu teala nuk i jep atij mundime varri.
Kur Pejgamberi sal-lallahu alejhi we sel-lem po tregonte për të mirat e muajit Rexheb, një plak i tha:
"O Resulullah! Unë nuk kam fuqi që ta agjëroj të gjithë muajin e Rexhebit!
Pejgamberi sal-lallahu alejhi we sel-lem i tha:
Ti agjëro ditën e parë, atë të 15të dhe atë të fundit! Do të marësh sevape njëlloj sikur ta kesh agjëruar të gjithë muajin. Sepse sevapet shkruhen 10 fish. Por nuk duhet ta lësh pas dore të Premten e parë të muajit Rexheb.
No comments:
Post a Comment