21 July 2013

Disa të rinj, gjatë netëve të muajit të Ramazanit, bëjnë sport ose ushtrime trupore për rekreim. Cila është këshilla jote?

E pyetën dijetarin e fesë Sheik Ibn ‘Uthaymeen (Allahu pastë mëshirë për të): 

Disa të rinj, gjatë netëve të muajit të Ramazanit, bëjnë sport ose ushtrime trupore për
rekreim. Cila është këshilla jote?

Ai u përgjigj:

" Mendojmë që ato aktivitete gjatë muajit të Ramazanit janë humbje kohe dhe i bëjnë njerëzit që të humbin nga adhurimet të cilat në këtë muaj kanë SHPËRBLIME tejet të Mbëdha.

Kjo nuk është ajo që rinia islame duhet të bëjë me jetën e tyre; ajo çka duhet të bëjnë është të adhurojnë Allahun, qoftë i Madhëruar, dhe të mundohen të ndihmojnë me gjëra të dobishme muslimanët, qoftë kjo duke hyrë në vende dhe duke folur për çfarëdo të keqe që shohin si të padobishme, në mënyrë të butë dhe të sjellshme, ose të kalojnë kohën duke u mbledhur që të lexojnë Kur'an.

Sa i përket humbjes së kohës me gjëra që i cekët më parë, kjo shkakton HUMBJE. Në realitet shoqëria i humb këta persona sepse ato humbin aq kohë në gjëra të tilla.

Nëse një person dëshiron të argëtohet duke luajtur sporte të lejuara siç është fudballi, por e bën atë në mënyrë të kufizuar (pa mos humbur në adhurime), aty atëherë nuk shohin asnjë të keqe, sepse ajo është trajnim që e forcon trupin, ndohmon mendjen të relaksohet dhe largon bezdinë."

Fundi i përgjigjes së dijetarit të nderuar.

No comments:

Post a Comment

Të pëlqyerat