gëzohuni, erdhi nje muaj!
Erdhi nje muaj o njerëz , një muaj shprese, një muaj lirie, nje muaj jete prej së vërteti...
Për të gjith ata njerëz të lartë që e ndiejnë luftën mes së mirës dhe së keqes brenda vetes së tyre...
Për të gjith ata që i lodh, ashtu si edhe mua, monotonia e jetës, mania e saj për të robëruar njerëzit e lirë...
gëzohuni erdhi nje muaj!
A nuk e ndjen se me agjerimin e trupit, me pushimin e tij aktivizohet shpirti, lëviz i lirë mbi prangat e materies, që ta ndiejmë
ndoshta edhe një herë në jetë se ne qenkemi njerëz edhe me "shpirt" e jo vetëm me "trup"; ta shijojmë se çdo të thotë
kur ky shpirt lihet i lirë të fluturojë në mrekullite e universit për ti parë gjërat nga lart-poshë dhe jo vetëm nga
poshtë-lart...
Ky muaj eshte madhështor, shumë më madhështor ngase mund ta shpreh unë...
(Ramazani muaji i vlerave-FRI)
I Dërguari i All-llahut, Muhammedi [sal-allahu alejhi ve sel-sem] para se te fillojë Ramazani kështu i përgatiste njerezit për ardhjen e muajit të bekuar:
"O njerëz! Drejt jush është nisur muaji plotë bereqet mëshirë dhe falje nga Zoti, muaj i cili tek Zoti është
më i dashtur nga të gjith muajt. Ditët e këtij muaji janë ditët më të mira, netët janë netët më të mira dhe orët e këtij muaji janë orët më të mira.
Eshtë muaji ku jeni të ftuar në mikpritjen e Zotit, dhe jeni nderuar dhe mëshiruar nga Ai.
Në këtë muaj frymëmarja juaj ka sevapet e tërheqjes së tesbihëve dhe përmendjes së Zotit, dhe gjumi juaj në këtë muaj shpërblehet si njejtë lutjet.
Në këtë muaj sa herë që të ktheheni drejt Zotit, lutja juaj pranohet.
Me fytyrë të qeshur dhe besnike dhe me zemër të pastër kërkoni nga Zoti i Madhërishëm që tju nderojë dhe t'ju mundësojë të agjëroni dhe lexoni Kur'an.
Sepse, AI QE NGELET JASHT MIRESISE DHE MESHIRES SE ZOTIT NE KETE MUAJ, ESHTE FATKEQ DHE I HUMBUR".
O Zot na mëshiro neve, na udhëzo të shtrijmë duart drejt teje duke kërkuar falje,
mos na bëj nga fatkeqët dhe të humburit.
No comments:
Post a Comment