1- Ajo që ka kaluar ka shkuar, mos mendo në atë që ka mbaruar.
2- Lëre të ardhmen të vijë dhe mos u brengos për të nesërmen, sepse ti nëse përmirëson ditën tënde përmiresohet e nesërmja e jote.
3- Ecë dhe vrapo, largoju përtacisë dhe mërzisë, distancohu nga koha e lirë dhe papunësia.
4- Ripërtëri jetën tende, ndrysho format jetesës tënde dhe mënjano rutinen të cilën e jeton.
5- Shto istigfarin, sepse me atë vijnë furnizimi, shpëtimi, pasardhësit, dija e dobishme, lehtësimi dhe shlyerja e mëkateve.
6- Sprova të afron tek Allahu, të mëson lutjen dhe largon nga ti mendjemadhësinë, egon dhe mburrjen.
7- Mos qëndro ulur me urrejtësit, ziliqarët sepse ata jane sëmundja e shpirtit dhe bartësit e pikëllimeve.
8- Kujdes nga mëkatet, sepse ato janë shkak i çdo brenge, mërzie, janë dyer te fatkeqësive dhe krizave.
9- Mos i urrejë fjalët e rënda që thuhen për ty, sepse ato i bëjnë keq atij e jo ty.
10- Sharja nga ana e armiqëve tu, dhe fyerja nga ana e ziliqarëve ngritë pozitën tënde, sepse ti je bërë person që përmendesh dhe me rëndësi.
11- Bëhu i thjesht me njerëzit përfiton dashurinë e tyre, dhe përdorë fjalë të buta që të duan. Bëhu modest të respektojnë.
12- Dije se ata që të përgojojnë të kane dhuruar të mirat e tyre, të kane shlyer mëkatet dhe të kane bërë të njohur, e kjo është një dhunti.
13- Fillo i pari me përshëndetje (selam) ndaj njerëzve dhe trego se je i kujdesshëm ndaj tyre. Kështu do të afrojne afër zemrave të tyre.
14- Mos humbë jetën tënde duke bredhur mes drejtimeve, punëve dhe zanateve të ndryshme, sepse kjo jep të kuptoj se ti nuk je i suksesshëm në asgjë.
15- Bëhu i gjerë dhe gjejë një arsyetim për ata që gabojnë ndaj teje, ashtu që të jetosh në rehati dhe qetësi. Kujdes nga hakmarrja.
16- Mos i gëzo armiqtë e tu me hidhërimin dhe pikëllimin tënd sepse ata këtë duan, mos ua realizo qëllimet e tyre të larta.
17- Ti je ai që ngjyrosë jetën tënde me idetë e tua, andaj mos vendos syze të zeza në sytë e tu.
18- Nëse bie në ndonjë krizë, kujto sa kriza kanë kaluar në ty dhe të ka shpetuar Allahu prej tyre, Ai që të ka shpëtuar herën e parë të shpëton edhe herën e dytë.
Marur nga: sinqeriteti.com
No comments:
Post a Comment