Imagjino, përkujtimi i Allahut është më i madh se zekati!
Ebu Derdaja thotë:
"Isha tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem, kur disa prej
njerëzve i thanë: "O i Dërguar i Allahut, të pasurit na e kaluan me të mira:
ata falen sikurse ne, agjërojnë sikurse ne, japin sadaka (ndihmojnë), por ne
nuk kemi me çfarë të ndihmojmë. Ata japin në rrugën e Allahut, por ne nuk kemi
ç’të japim."
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem tha: "A
doni t’ju tregoj diçka që, nëse e punoni, nuk ka kush jua kalon (me shpërblime)
dhe nuk ka kush ju arrin, me përjashtim të atij që vepron njësoj si ju? Atëherë pas çdo namazi thoni
subhanallah tridhjetë e tri herë, elhamdu lilah tridhjetë e tri herë dhe Allahu
ekber tridhjetë e tri herë."
(Mutefekun alejhi, Buhariu
dhe Muslimi.)
Tesbih janë të thuash nga 33 herë:
Subhanallah
Elhamdulilah
Allahu Ekber
No comments:
Post a Comment