28 March 2013

Vlerat e ditës së Xhuma (Premte)


Dita e Xhuma eshte dita e besimtareve. Besimtaret ne Xhenet, ne diten e Xhuma do e shohin Allahun xh.sh. Diten e xhuma u pushon denimi mekatareve ne varre, dita e xhuma ka shum vlera sepse edhe Zoti e vecoi nga ditet tjera te javes. Ne diten dhe naten e Xhuma mekatet dhe sevapet llogariten dyfish. 

Respektonie diten e xhuma, mos e kaloni ate si ditet tjera te zakonshme ajo ka shum vlera, disa nga te cilat na jane bere te njohura permes haditheve dhe sunetit.

Hadithe (fjalë të Muhamedit a.s)  per diten e Xhuma:
"Kush lahet (mërr gusul) ditën e xhuma, pastaj shkon në xhami është sikur të ketë therur një devë (kjo është në kohën e parë), pastaj kush shkon në kohën e dytë është sikur të ketë therur një lopë dhe kush shkon në kohën e trëtë sikur të ketë therur një dash dhe kush shkon në kohën e katërt është sikur të ketë therur një pulë e ai që shkon i fundit, pra në kohën e pestë është sikur të ketë falur një ve. Kur të del imami prezëntojnë melaiket dhe dëgjojnë përmëndjen e All-llahut [subhanehu ve teala]" 
[Transmeton Buhariu]

"Në ditën e xhuma ka një moment në të cilin nëse muslimanët e kalojnë në namaz, dhe i luten All-llahut [subhanehu ve teala] për nevojat e tyre, All-llahu [subhanehu ve teala] me të vërtetë do t'ua japë. Atëherë Pëjgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregoi me gishta se kjo kohë ndodhet në një periudhë tejet të shkurtër."

" Kush pastrohet ditën e xhuma dhe rregullohet sa më mirë që është e mundshme, dhe shpejton sa më herët që është e mundshme, e shkon në këmbë e jo duke kalëruar, pastaj i afrohet imamit, e përcjell hutbën me vëmëndje pa kurrfarë lëvizje të palejueshme (më gjymtyrë ose me gojë) do të ketë shpërblim sikur të jetë falur tërë vitin."
[Ahmedi dhe Ebu Davudi]

"Kush lahet ditën e xhuma dhe pastrohet sa më mirë që është, i lyen flokët me vaj ose parfumoset, pastaj shkon dhe nuk i ndan dy vetë (në saff), pastaj fal atë që i është përcaktuar, pastaj hesht deri sa imami e mbaron hutbën, i falet ajo që e ka bërë ndërmjet kësaj dhe xhumasë së kaluar." 
[Buhariu]

"Kush e lexon kaptinën Kehf ditën e xhuma, do ta ndriçojë drita (nuri) mes dy xhumave." 
[Hakimi]

" Nuk do të bëhet kijameti përveç së ditën e xhuma..."
[Muslimi]

"Me të vërtetë dita e xhumasë është ditë feste, dhe ditën e festës mos e bëni ditë agjërimi përveç nëse ia bashkangjet një ditë para ose pas." 
[Transmeton Ahmedi me sened sahih]

No comments:

Post a Comment

Të pëlqyerat