Myslimanët e adhurojnë All-llahun, i cili është një dhe i pashoq, dhe i cili i ka emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta. Kështu që qëllimet dhe aspiratat e muslimanit janë të përqëndruara te Zoti, Krijuesi i tij;
ai i mbështetet Atij dhe prej Tij kërkon ndihmë, durim dhe përkrahje; ai beson se All-llahu është i mundshëm për të bërë çdo gjë, dhe nuk ka nevojë për grua apo djalë. All-llahu i krijoi qiejt dhe tokën; Ai jep jetë dhe vdekje;
ai i mbështetet Atij dhe prej Tij kërkon ndihmë, durim dhe përkrahje; ai beson se All-llahu është i mundshëm për të bërë çdo gjë, dhe nuk ka nevojë për grua apo djalë. All-llahu i krijoi qiejt dhe tokën; Ai jep jetë dhe vdekje;
Ai është Krijuesi dhe Mbajtësi prej të cilit robi kërkon furnizim. Ai është Gjithëdëgjuesi i Cili i përgjigjet lutjes së robit të Tij, dhe prej Të Cilit robi shpreson përgjigje. Ai është i Gjithëmëshirshmi dhe Falësi, të Cilit robi i drejtohet me pendim kur bën ndonjë mëkat ose kur ka mangësi në ndonjë adhurim. Ai është i Gjithëdituri dhe Gjithëshikuesi, i cili i dinë qëllimet dhe atë që e fshehin njerëzit në zemër. Robi turpërohet të bën mëkat duke e dëmtuar vetveten ose të tjerët, sepse Zoti i tij e mbikqyrë atë dhe e sheh çka vepron ai. Ai e din se All-llahu është i Urti, i cili e sheh të padukshmen, prandaj beson se ajo që All-llahu e urdhëron është në dobi të tij, edhe nëse ai nuk mund ta kuptoj urtësinë e saj.
Marur nga: Islami me dy tri fjalë, islamhouse.com (përkthyer nga albislam.com)
Modele njerëzish me qetësi shpirtërore
No comments:
Post a Comment